Sqarohet Adem Duriqi, Drejtor Prokurimit në Lipjan

PUBLIKUAR

Drejtorit aktual i prokurimit në Lipjan Adem Duriqi është sqaruar rreth aktakuzës ndaj ish- Shefit të Prokurimit në Lipjan, Duriqi ka deklaruar se pasi prokuroria nuk po jep të dhënat, unë nuk kam çka tu jap.

“Pasi Prokuroria nuk po jap të dhënat, unë nuk kam çka tu jap, sepse nuk di se për çka i është ngritur aktakuzë ish Drejtorit të Prokurimit. Kjo është çështje nën hetime dhe drejtpërdrejtë e Prokurorisë. Para se me ardhë ne në Komunë(Qeverisjen Lokale) në Vitin 2014, atë kohë drejtor ka qenë Ragip Zejnullahu”, tha duriqi.

“Për shkelje, ka bërë apo nuk ka bërë, këtë e konstaton Prokuroria, jo unë. Ate që mund të ju thamë, ka pas tejkalim të buxhetit të parashikuar (tejkalim të zotimit) për 19 projekte (investime kapitale) në vlerë diku rreth tre milon euro, gjë që është edhe konstatim i Auditorit. Disa lëndë të viteve 2012 dhe 2013,janë marr nga Prokuroria e shtetit, por në cilat lëndë janë gjetë shkeljet, këte e konstaton Prokuroria.
Nuk është e vërtetë se kam thënë: Janë më së 19 tenderë të cilët janë tejkaluar të cilët nuk kanë qenë të paraparë”, ka shtuar më tej Duriqi, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...