Specialja, pa “gjenocid” dhe “pastrim etnik”

PUBLIKUAR

Fjalët “gjenocid” dhe “pastrim etnik” pritet të hiqen nga dokumenti i Bashkimit Evropian për themelimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që kjo e fundit më pas të dalë për votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”. Sipas të njëjtave burime, pala kosovare dhe Zyra Ligjore e Bashkimit Evropian po i diskutojnë modalitetet e fundit për draft-ligjin e Gjykatës.

Sipas këtyre burimeve, nga 11 rekomandimet e parashtruara nga ekipi teknik i palës kosovare, vetëm dy prej tyre mund të inkorporohen në draft-ligjin e hartuar nga BE-ja, i cili pritet të jetë përfundimtar.

Gazeta “Zëri” mëson se grupi politik i përbërë nga presidentja, Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçit, i kanë në duar dy dokumentet sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale, njërin të hartuar nga BE-ja dhe tjetrin me vërejtjet e dhëna nga ekipi teknik. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...