Soulkid paralajmëron bashkëpunim me Zzap n’Chriss

PUBLIKUAR

soulkid-paralajm-euml-ron-bashk-euml-punim-me-zzap-n-chriss_hd

Një prej talentëve të mëdhenj të muzikës RnB në muzikën shqitpare, Soulkid, në një prononcim për Telegrafin ka paralajmëruar bashkëpunim me top producentët, Zzap n’Chriss.

Soulkid, i cili arriti një sukses të konsiderueshëm me këngën “Po m’Pëlqen” të lansuar kohë më parë, arriti që të depërtojë me sukses në skenën e muzikës shqiptare, si një prej artistëve të paktë që kanë mbetur të gjinisë mashkullore në zhanrin e muzikës RnB.

Soulkid, emri i vërtetë i të cilit është Uki Latifi, për Telegrafin u shpreh i kënaqur me këngën e fundit “Po m’Pëlqen”, teksa po ashtu paralajmëron projekt të ri.

“Në aspektin e promovimit ka mundur të bëhet më shumë. Gjithnjë ka hapësirë për përmirësime. Por, është një sukses mjaft i konsiderueshëm i atij projekti. Kam qenë tjetër para atij projekti, tjetër jam tash”.

“Ai projekt sigurisht se ka hapur në horizont edhe shumë mundësi të reja. Kështu, së shpejti do të publikojmë bashkpunimin me Zzap n’Chriss. Një këngë e bukur kjo, që do t’i paraprijë një tjetër projekti serioz. Të ndalem nuk e kam ndërmend”, u shpreh Soulkid.

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...