Sot fillon peticioni për liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Sot fillon nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizatat partnere të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha.

Komuna e Prishtinës do t’i ketë tri pika të vendosjes. Ndërsa, ditëve në vijim do të jenë në komunat përreth.

Secila nga këto organizata do t’i ndajë informatat për lokacionet ku do të jenë, nëpërmes mediave dhe rrjeteve sociale.

Organizatat partnere janë Kosovo 2.0 – Prishtinë, OJQ EC Ma Ndryshe – Prizreni, OJQ Community Building Mitrovica – Mitrovicë, OJQ She-Era – Gjakovë, OJQ Vizioni i Syrit – Pejë, OJQ Network of peace Movement – Gjilan, Iniciativa për Progres INPO – Ferizaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...