Sony prezanton modelin e ri të telefonit – Xperia M5

PUBLIKUAR

Në linjën e saj në rritje të telefonave mobil, Sony e ka shtuar edhe modelin Xperia M5, i cili është rezistent ndaj ujit

Pas suksesit me Xperia M4 Aqua, me të cilin kompania e ka rritur standardin e modeleve mesatare të telefonave, Sony e ka prezantuar edhe Xperia M5 që ofron kamerën marramendëse prej 21.5MP, që mundëson shkrepjen e fotografive dhe videove sikurse bëhen nga profesionistët e kësaj lëmie.

Kamera e Xperia M5 ofron 5x Clear Image Zoom, pa e humbur cilësinë edhe nga afërsia e madhe. Kamera digjitale e këtij telefoni ofron edhe rezolucionin në 4K.

Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe ekranin në 5” Full HD dhe Mobile BRAVIA Engine 2, ndërsa teknologjia IPS mundëson shikim të qartë nga secili kënd dhe jep ngjyra të mira edhe në skajet më të fundit të telefonit.

Sony Xperia M5 ofron edhe baterinë me 2,600mAh, ndërsa procesori 64-bit 2.0 GHz Octa-core nga MediaTek Helio X10 vjen me 3GB RAM si dhe lidhjen me rrjetin 4G për shpejtësi të mirë të internetit në mobil. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...