Sllovenia ofroi aeroplan privat, Haradinaj refuzoi

PUBLIKUAR

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ka marrë pasaportën dhe ka përfunduar procedurat ligjore me Gjykatën në Kranj, e ka pasur të vështirë gjetjen e një linje për kthim në Kosovë. Por, edhe për këtë është përkujdesur shteti slloven i cili i ka ofruar zgjidhje, por që Haradinaj ka refuzuar. Burime të Radio Televizionit Dukagjini, kanë bërë të ditur se Lubjana zyrtare ia ka ofruar Haradinajt aeroplan privat për t’u kthyer në Kosovë.

“Ne i kemi ofruar mundësin që t’ia sigurojmë kthimin në Kosovë përmes një linje të veçantë, por Haradinaj ka qenë këmbëngulës dhe ka refuzuar një gjë të tillë”, ka treguar burimi.

Haradinaj, pas 48 orë qëndrimi në Slloveni për shkak të një fletarresti serb të vitit 2004, është lënë i lirë ta lëshojë këtë shtet. Por, e gjitha kjo, sipas Gjykatë në Kranj, ka ndodhur vetëm pas dorëzimit të notës verbale nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Me këtë notë është kërkuar që Haradinajt t’i kthehet pasaporta. Në notë thuhet se Haradinaj – ish udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash lider i AAK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili ka qenë kryeministër në vitin 2004-2005 – kthehej nga një mision special diplomatik jashtë vendit. /RTV Dukagjini/

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...