S’ka ende vendim për aktakuzat e Speciales, Gjykata është gati për nisjen e seancave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Tri aktakuza të ngritura kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së po presin verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë. Ndonëse në kapacitete më të vogla, ky institucion nuk e ka ndalur punën as gjatë kohës së pandemisë.

Ka kaluar një kohë e gjatë prej se Prokuroria e Specializuar e Hagës ka dërguar ftesën e fundit në Kosovë për intervistim, shkruan lajmi.net.

Gjatë muajve të fundit, organi ligjor ndjekës i Hagës e ka avancuar nivelin e punës së saj. Në shkurt, kjo prokurori dërgoi në gjykatë dy aktakuza, e në prill dërgoi një. Për të tri këto raste, një gjyqtar francez u caktua si gjykatës i procedurës paraprake.

E ndonëse kanë kaluar tashmë më shumë se dy muaj nga ngritja e aktakuzave të para, Nicolas Guillou, gjyqtari francez i procedurës paraprake nuk ka marrë ende vendim për konfirmimin apo rrëzimin e tyre.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Angela Griep nga zyra për media e Gjykatës Speciale. Ajo thotë se Guillou ka gjashtë muaj kohë për të marrë një vendim lidhur me aktakuzat në fjalë.

“Një gjyqtar i procedurës paraprake u caktua në shkurt për të shqyrtuar aktakuzat e paraqitura nga Prokurori Special dhe përsëri në prill për të shqyrtuar një aktakuzë. Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave, gjykatësi i procedurës paraprake ka 6 muaj kohë për të vendosur nëse do të konfirmojë apo pushojë aktakuzat. Nëse një aktakuzë konfirmohet, ajo do të bëhet publike”, ka bërë të ditur Griep për lajmi.net.

E pyetur nëse Specialja ka bërë të gjitha përgatitjet për të nisur me gjykimet, Griep ka konfirmuar një gjë të tillë, teksa thotë se institucioni ku bën pjesë ajo, është funksional për të siguruar procedurë të drejtë e të paanshme.

“Po, KSC është plotësisht funksionale dhe ka të gjitha masat dhe lehtësirat në funksion për të siguruar një procedurë të sigurt, të drejtë dhe të paanshme”, ka thënë në fund Griep.

Çështja e Gjykatës Speciale është një ndër temat më aktuale dhe më të ndjeshme në Kosovë, pasi që subjekt i hetimit të saj, tashmë janë bërë edhe disa nga emrat kryesor të politikës kosovare.

Në opinion ishte shtruar edhe çështja e shfuqizimit të saj, apo mos-votimit të zgjatjes së mandatit në Kuvendin e Kosovës, mirëpo që sipas avokatit të akredituar nga Specialja, Tomë Gashi, legjislativi s’mund ta ndërprejë punën e Speciales, ngase një gjë e tillë siç thotë ai nuk është paraparë.

“Këto janë çështje politike pa asnjë efekt juridik. Unë mendoj që nëse lexohet ligji shihet se Kuvendi s’mund ta ndërprejë punën e Speciales, ngase mandatin e ka marrë nga ky Kuvend, mirëpo Kuvendi nuk është i paraparë që mund ta ndërprejë punën e saj. Pra Kuvendi mund t’ia ndërprejë punën vetvetes në momentin që e shohin se s’ka kurrfar efekti që të merren me çështje të caktuara penale. As deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk mund ta bëj mos-vazhdimin e mandatit apo ndërprerjen e punës së Speciales sepse kjo nuk kërkohet nga Kuvendi, nëse Kuvendi i Kosovës do të ishte në gjendje për t’ia vazhduar apo jo, unë besoj se jo 82 deputetë, por besoj që shumica shqiptare do të ishin kundër kësaj gjykate, sepse e kanë pa që gjykatat nuk sjellin asgjë të mirë”, thotë Gashi.

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...