S’ka Asociacion pa heqjen e strukturave paralele

PUBLIKUAR

Edita Tahiri, ministre për Dialog, paralajmëron se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë do të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia të heqë dorë nga mbështetja e strukturave paralele në veri.

Gjatë një bisede për gazetën “Zëri”, Tahiri bën të ditur se shteti i Serbisë nga tetori i vitit të kaluar ka rritur përkrahjen për strukturat paralele në veri dhe për këtë Qeveria e Kosovës ka njoftuar edhe Bashkimin Evropian.

Për themelimin e Asociacionit palët janë pajtuar para dy vjetëve në Bruksel.

Nga 15 pikat e kësaj Marrëveshjeje, 6 flasin vetëm për themelimin e Asociacionit që serbët e quajnë “Zajednica” (Bashkësi) e tashmë edhe emërtimi i saj është shndërruar nga Asociacioni në “Bashkësia e Komunave Serbe”.

Kosova dhe Serbia kanë shënuar dyvjetorin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje e arritur në Bruksel mes ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Ivica Daçiq, nën ndërmjetësimin e baroneshës, Catherine Ashton.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...