Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se situata me Covid-19 në komunë e Lipjanit është e vështirë ashtu si në tërë Kosovën.
“Situata është e mjaft e vështirë, dhe mjaft e rëndë edhe në Lipjan, deri më tash kemi pasur një numër të madh të vaksinuarve, janë vaksinuar 28 mijë e 276, të infektuar deri më tani 4 mijë e 140 persona, raste aktive 840 , me vdekja janë 47 raste”, tha Ahmeti, tha Ahmeti në ‘Prime Time’, në Kanal10.
Ahmeti po ashtu theksi se me masat e fundit që janë marrë besoj që do të ulet trendi i infektimeve./PORTALI.info/


