‘Sitel’: Ja emrat e pjesëtarëve të grupit të armatosur në Gushnicë

PUBLIKUAR

Policia ka marrë masa serioze për të pastruar plotësisht sulmin që ndodhi sot në mëngjes në karaullën në Goshnicë, njoftouan nga MPB-ja.

Sipas informatave paraprake dhe jozyrtare është përcaktuar identitetin e disa prej anëtarëve të grupit të supozuar se janë pjesëtarë të UÇK-së, transmeton TetovaSot.

Sipas televizionit maqedonas “Sitel” thuhet se komandanti i grupit udhëheqës është identifikuar si Xhevahir Ademi nga Gjilani, Kosovë.

Pjesë e logjistikës së 40 anëtarëve të grupit pretendohet se kanë qenë edhe personat me emrat e pretenduar si Faruk, Erhan dhe Kadri Bajrami. Është përcaktuar identiteti i anëtarëve të tjerë të grupit të cilët të armatosur dhe me uniforma kamuflazhi me simbolin e UÇK-së hynë në karaullën në Goshnicë të Likovës.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...