Dyzetvjeçari Abu Ali nga Douma, qytet sirian nën kontroll të kryengritësve, gatuan brumin me okllai të bërë nga bombat!
Ai gjithashtu e ka bërë koftorin prej pjesëve të raketave, përcjellë gazetametro.net.
“Rajoni i Ghouta’s lindore ishte tre muaj cak i kampanjës së egër të bombardimeve të tmerrshme, të cilat i ka kryer regjimi i Sirisë”, ka thënë Ali.
“Kështu që më erdhi ideja që të krijojë këtë orë, në mënyrë që të tregoj që Ghouta lindore e rrethuar është cak i sulmeve ditën dhe natën”.
Kështu e ka krijuar një telefon nga mbetjet e granateve.
Gjithashtu e ka bërë një violinën nga bombat e zbrazëta dhe gëzhojat e plumbave.
“Kjo granatë e granatahedhësit, e cila vret dhe shkatërron, është shndërruar në vazo ku mund të vendosen lulet”, ka thënë Ali.
Duma ka përjetuar disa nga granatimet më të ashpra të regjimit të Sirisë, por Abu Ali nuk dëshiron që kjo të ndikojë në të.
“”Dëshiroj të vazhdoj karrierën time si artist dhe të organizoj ekspozitë në Ghoutën lindore, me ndihmën e Zotit, për të mirën e gjeneratave të ardhshme”. /gazetametro.net


