Sigurimet shëndetësore paguhen nga korriku

PUBLIKUAR

Nga muaji korrik, sipas ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, do të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore.

Por, nga kjo datë nuk nënkupton edhe marrja e shërbimeve bazuar në pagesat e sigurimit, pasi ofrimi i shërbimeve do të fillojë disa muaj pasi të grumbullohet fondi.

Nga korriku i këtij viti pritet që të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore. Kështu, gjithë të punësuarit do të marrin nga 3,5 për qind rrogë më të vogël neto, derisa 3,5 për qind tjera do të paguhen nga punëdhënësi, shkruan “Zëri”.

Së paku këtë datë si fillim i implementimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore e planifikon i pari i shëndetësisë kosovare, ministri Imet Rrahmani.

Pagesa e premiumeve nënkupton pagesat mujore, tremujore ose vjetore për sigurim shëndetësor që paguhet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ministri Rrahmani ka thënë se ky proces në sistemin shëndetësor është një nga më të rëndët.

“Në Këshillin Ekonomik Social kemi pasur një prezantim. Të gjitha punët janë kryer rreth përgatitjes së fillimit të mbledhjes së premiumeve dhe funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore. Unë me përgjegjësi të madhe them që muaji maj dhe qershor janë muajt përmbyllës të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me mbledhjen e premiumeve”, ka thënë Rrahmani. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...