Kompania e menaxhimit të riskut, Thomson Reuters, këto ditë ka përpiluar një listë që parashikon se me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë gjërat do të ndryshojnë gjatë viteve të ardhshme
Leja për pilotim do të kërkohet në vend të lejes së vozitjes së veturës, ndërsa, gjithçka tjetër – në shtëpi dhe shtyp – do të jetë digjital. Këto janë disa nga parashikimet që kompania e menaxhimit të riskut, Thomson Reuters, i ka bërë për vitin 2025. Raporti parashikon zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në dhjetë vitet e ardhshme bazuar në analizën patentave shkencore botërore dhe të literaturës shkencore.
Dielli do të jetë burimi kryesor i energjisë në planetin tonë, falë sistemeve të avancuara të mbledhjes së energjisë, të ruajtjes dhe të konvertimit. Shuma të mëdha parash do të investohen në studimin e çrregullimeve mendore, kështu që numri i atyre me probleme të tilla do të jetë më i vogël. Me modifikimin e gjenomit njerëzor, do të zhduket diabeti i tipit I.
Fal përparimeve në bujqësi, mungesa e ushqimit dhe ndryshimi i çmimeve do të jenë gjë e së kaluarës. Aeroplanët e lehtë dhe bateritë e reja do të mundësojnë trafikun ajror me aeroplanë mikro-komercialë. Çdo gjë rreth nesh do të jetë e digjitalizuar. Qeset plastike do t’i takojnë historisë dhe paketimet në bazën e celulozës do të jenë të detyrueshme.
Zhvillimi i ilaçeve do të ndërlidhet proteinat specifike dhe antitrupat që përdoren për të ndalur zhvillimin e sëmundjeve si kanceri. Efektet anësore të trajtimit do të jetë shumë më të lehta. Evolucioni i nanoteknologjisë, në kombinim me teknologjitë “Big Data”, që përfshijnë të dhënat për shumë njerëz të ndryshëm, do ta bëjnë hartimin e ADN-së si procedurë standarde që në lindje.
Po ashtu, ekzaminimet parandaluese mjekësore do të bëhen të detyrueshme një herë në vit. Edhe pse deri në vitin 2025 nuk mund të bëhet teleportimi, teleportimi i kuanteve do të jetë realitet, gjë që do të mundësojë studimin e formave “ekzotike” të materies. Se sa do të dalin të vërteta këto parashikime, mbetet të shohim, por vlerësimet e deritashme thonë se jeta në vitin 2025 do të jetë shumë interesante.