Shumica e grupit të armatosur që luftoi sot në Kumanovë janë nga Kosova, 12 refuzojnë të dorëzohen!?

PUBLIKUAR

Shumica e anëtarëve të grupit të armatosur që sot u përlesh me policinë maqedonase në Kumanovë, mësohet të jenë shqiptarë nga Kosova.

Para pak çastesh 22 pjesëtarë të këtij grupi janë dorëzuar, ndërsa me 12 të tjerë është duke u negociuar dorëzim, pasi deri tani kanë refuzuar ofertën e policisë.

Policia maqedonase sot në orët e mëngjesit ndërmori një aksion në Kumanovë, ku hasi në rezistencën e një grupi të armatosur.

Përleshja e armatosur vazhdoi deri në orët e vona të pasdites së sotme, ku u raportua për të vrarë dhe të plagosur.

Autoritetet maqedonase kanë refuzuar të flasin për bilancin e viktimave. Ndërsa për grupin e armatosur kanë thënë se në Maqedoni ka hyrë nga një vend fqinj, duke mos thënë sakët se për cilin vend bëhet fjalë. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...