Shuhen shpresat për një takim pozitë-opozitë (Video)

PUBLIKUAR

Shoqëria Civile dhe faktori ndërkombëtar javë më parë kishin arritur që të ulin në një tavolinë përfaqësues të pozitës dhe opozitës më qëllim të gjetjes se një zgjidhjeje për tejkalimin e krizës politike.

Ndonëse pas këtyre takimeve ishte lënë e hapur mundësia për një takim të radhës, e në të cilën pritej t’i jepej epilog çështjeve të ngritura nga opozita, një takim i tillë nuk pritet të ndodhë.

Njëri nga organizatorët e takimit, Naim Rashiti nga Ballkans Grup, në një përgjigje të shkurtër për Tribuna Channel ka deklaruar se nuk është planifikuar një takim tjetër mes dy taborëve.

“Jo nuk ka në plan kurrfarë takimesh, për këtë të siguroj”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Rashitit.

E, sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovë, Bilall Sherifi, i cili ka përfaqësuar këtë parti në këto takime, ka thënë se nuk kanë pranuar kurrfarë ftese për një takim të radhës. Asgjë, sipas tij, nuk ka lëvizur në këtë drejtim.

Tribuna Channel ka provuar të marrë përgjigje edhe nga përfaqësues të partive tjera, por asnjëri nga ta nuk është përgjigjur.

SHIKO MË SHUMË

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...