Shtyrja e seancës e komplikon situatën

PUBLIKUAR

656X37351066belul_beqaj
Analisti politik Belul Beqaj ka thënë se vendimi për shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do ta thellojë nervozen si dhe do ta komplikojë situatën.
Në këtë bisedë për “Epokën e re”, Beqaj ka theksuar se kjo shtyrje edhe mund të jetë një skenar i ndikuar nga jashtë, pavarësisht deklarimit të faktorit ndërkombëtar se nuk do të ndërhyjë në çështje të brendshme të Kosovës. “Mendoj se është një skenar i ndikuar nga jashtë, që po përpiqet për t’u realizuar, pavarësisht se ndërkombëtarët kanë thënë se nuk do të ndërhyjnë. Shtyrja vetëm sa do ta komplikojë dhe ta thellojë nervozen, asgjë më shumë. Nuk thotë populli kot: ‘Nuk trashet kurbani një ditë para Bajramit’”, ka deklaruar Beqaj.
Ai ka vlerësuar se Lista Serbe vetëm sa po e zbardh pretendimin për t’u bërë ndoshta më e rëndësishme se të gjitha partitë shqiptare individualisht. “Sikur të kishim parti të ndërgjegjshme këtë nuk do ta lejonin. Por, paradoksalisht, deri tashti kemi parë se të gjitha, pa përjashtim, i janë vardisur Listës Serbe pa pasur gatishmëri minimale për t’u takuar mes vete!”, ka theksuar Beqaj, duke shtuar se çdo koalicion që do të varet vetëm nga Lista Serbe është i gjykuar për dështim. “Ajo mund ta prishë koalicionin paszgjedhor, por nuk do të nxjerrë nga humbja koalicionin parazgjedhor, vetëm sa mund t’i përçajë edhe më shumë. Pikërisht ky është synimi i saj”, ka thënë ai. Sipas Beqajt, nuk është problemi te konstituimi i Kuvendit, por zgjidhja kushtetuese është e mbrapshtë. “Kuvendi edhe herën e parë e ka pasur shumicën parlamentare. Problemi është se zgjidhja kushtetuese është e mbrapshtë. Sovranitetin e deputetëve e ka identifikuar me parti, ndërsa sovraniteti buron nga populli”, është shprehur Beqaj.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...