Shtohen infektimet, Mali i zi shtrëngon masat në disa qytete

PUBLIKUAR

Rastet e shtuara me Covid-19 në Mal të zi kanë bërë që autoritetet shëndetësore të shtrëngojnë masat duke sjellë izolimin e banorëve të disa qyteteve.

Nga sot përveç masave që vazhdojnë të jenë të vlefshme në komunat e Budvës dhe Tivarit, qytetarëve u ndalohet që të largohen nga komunat si Podgorica, Cetinja, Ulqini, Herceg Novi, Niksiç dhe Pluçine.

 

Në këto qytete është njoftuar gjithashtu edhe mbyllja e shkollave dhe ambienteve të hotelerisë, bareve dhe restoranteve.

Në vend, ndërkohë, vijon procesi i vaksinimit me vaksinën ruse Sputnik V të dhuruar nga Rusia./A2CNN

 

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...