Shtator 2015: Apple do të sjell iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe 7 Mini?

PUBLIKUAR

Modelet e reja të iPhone pritet të prezantohen në publik brenda një periudhë katër mujore, dhe kësaj radhe pritet që Apple të bëjë një ndryshim sa i përket numrit të telefonave të rinj që do t’i prezantojë.

Në vend të dy modeleve të reja të iPhone, kësaj radhe pritet që gjiganti amerikan i teknologjisë t’i lëshojë tre modele të reja të gjeneratës së re të telefonit të saj.

Më saktë bëhet fjalë për modelet e reja të iPhone, të cilat sipas burimeve të ndryshme mediale thuhet se do të emërtohen: iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe iPhone 7 Mini.

Të gjitha këto modele të reja të telefonit të Apple pritet të vijnë në muajin shtator, fillimisht të prezantuara para publikut, e më pas të lëshohen edhe në shitje në tregjet më të mëdha botërore, e mbase edhe në vendin tonë.

Sipas raportimeve të ndryshme thuhet se telefonat e rinj të Apple do të jenë të pajisur me procesorin e ri 14nm FinFET ARM A9 nga Samsung dhe të përdorin portin USB Type C, të ngjashëm me atë që është në modelin e ri të MacBook.

Ndërsa, një karakteristikë tjetër e rëndësishme pritet të jetë edhe kamera me dy lente, me cilësinë DSLR që zakoninsht gjendet tek aparatët profesional.
Specifikat tjera thuhet se do të mbesin të ngjashme me ato të iPhone-ëve ekzistues, por ajo që mund të jetë më ndryshe është hollësia e telefonit, për ta bërë secilin model më të lehtë dhe më të hollë, ndjeshëm. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...