
Në disa aspekte shqiptarët kanë ecur me hapa të shpejtë drejt perëndimit. Madje në fusha të caktuara edhe i kemi tejkaluar shumë vendet tjera – përfshirë këtu edhe zhveshjen.
Në artikullin e parë “Nudizmi gjatë vitit 2014” u përfshinë gjashtë fytyra të famshme shqiptare, që ishin ndër më të përfolurit me zhveshjet e tyre. Por, janë edhe pesë të tjerë, disa prej të cilëve bëjnë karrierë ndërkombëtare, që bënë edhe me më shumë bujë me shfaqjet e tyre gjysmë-nudo madje edhe plotësisht nudo.
Të pestët meritojnë pozitën e parë në top-listën e “zhveshjeve” të vitit 2014. Por Telegrafi ka zgjedhur këtë renditje për to, bazuar në ekstremizmin e paraqitjeve të tyre nudo.
5. Lorik Cana
Nuk është gabim! Është pikërisht Lorik Cana arsyeja që thamë se në tregimet e nudizmit të këtij viti ka edhe meshkujt. Në fakt fotografitë nudo të Lorikut ishin realizuar dhjetë vite më parë, në vitin 2005, kur ai luante në Francë dhe konsiderohej si një seks-simbol. Por ato u zbuluan vetëm gjatë këtij viti dhe bënë bujë në mediat shqiptare.
Klikoni këtu për të parë fotot tjera nudo të Lorikut…


4. Vildane Zeneli
Vildane Zeneli është mbase modelja më e guximshme shqiptare. Bukuroshja nuk di të pozojë në gjendje normale, pos e zhveshur. Nëse shfletoni profilet e saj në rrjetet sociale, rrallë do të gjeni ndonjë foto ku ajo shfaqet e veshur dhe pa ekspozuar së paku një zonë erotike. Vildania këtë vit filloi edhe një karrierë si këngëtare, por gjënë që më së miri e bën ajo është pozimi dhe ja pse…
3. Zajmina Vasjari
Zajmina rrallë ndodh të paraqitet me veshje të zakonshme në ndonjë paraqitje të saj publike. Këngëtarja nga Shqipëria është e vetëdijshme për vijat e saj seksi dhe nuk e ka të vështirë t’i ekspozojë ato në çdo event ku shfaqet. Por, ajo me të cilën Zajmina bëri bujë këtë vit është një foto krejtësisht nudo, ku ajo shfaqet e shtrirë duke mbuluar majën e gjoksit vetëm me njërën duar.
2. Dafina Zeqiri
Viti i kaluar ishte një vit tjetër ndryshimesh për Dafina Zeqirin. Pasi vitet e kaluara ajo pësoi transformim në imazhin e saj, nga një vajzë e urtë në një rebele të estradës shqiptare, këtë vit Dafina eci edhe më tej, duke thyer tabutë për të pozuar krejtësisht nudo. Fotografitë bardhezi ku Duffy nuk ka asnjë leckë në trup dhe ku mbulon zonat më intime vetëm me krahë e këmbë u publikuan ekskluzivisht në Telegrafi të shoqëruara me një intervistë. Klikoni për të lexuar intervistën…

1. Bleona
Dhe, nuk ka shumë befasi për pozitën e parë të listës së nudizmit të krijuar nga Telegrafi. Bleona është “referenca” e nudizmit në mesin e yjeve shqiptare për vitin 2014. Veç paraqitjes po thuajse gjysmë- nudo në American Music Awards, këngëtarja shqiptare vazhdimisht bombardon fansat e saj në rrjetet speciale me foto nga gjysmë-nudo deri te ato plotësisht nudo. Bleona këtë vit realizoi një set fotografish që prekën limitet e nudizmit, por që megjithatë ishin artistike dhe nuk i kaluan limitet, disa prej të cilave i gjeni edhe në galerinë në vazhdim.


