
Kanë kaluar pak më shumë se një muaj që nga lansimi i klipit të këngës “Shqip Dance” në YouTube dhe tashmë kjo video është shikuar mbi një milion herë.
Kënga e rep-grupit “Etnon” dhe reperit të suksesshëm Lyrical Son, është publikuar më 7 tetor në faqen e shpërndarjes së videove dhe tashmë ka kaluar shifrën një milionëshe të shikimeve.
“Shqip Dance” është prodhuar nga Genc Prelvukaj në studiot e Black Fish Enetartainment në Prishtinë, kompani kjo që e ka bërë edhe realizimin e videoklipit. /Telegrafi/


