Shqetësuese, 6 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Dhuna në familje vazhdon me përmasa shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së shtunë 6 raste janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Dy raste ndodhen në Peje, një në Gjakovë, Klinë, Drenas.

 

 

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

DHUNË FAMILJARE

Gllogoc 21.08.2020 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren 22.08.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Klinë 20.08.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjaret e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë 22.08.2020 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (në gjendje të dehur), pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjaret e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë 22.08.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjakovë 22.08.2020 – 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...