Shpëtoi shoferin nga vetura që digjej, pasi u sigurua se gjithçka po xhirohet! (Video)

PUBLIKUAR

Ky burrë nga Shtetet e Bashkuara ishte në vendin e ngjarjes të një aksidenti komunikacioni nga pasojat e të cilit veturës i doli flaka. Ai u hodh në aksion që të ndihmojë shoferin që kishte ngelur brenda në veturë.

Mirëpo, ai u sigurua më parë se gjithçka do të regjistrohet, kështu që e vendosi kamerën e telefonit në opsionin e regjistrimit, dhe u nis që të nxjerrë burrin nga vetura e rrotulluar që kishte marrë flakë, transmeton Telegrafi.

“Qytetari trim e shpëtoi shoferin nga vetura që po digjej”, është titulli i videos, ku janë dhënë komente të ndryshme.

“Jam një shpëtimtar, por më lëni më parë të zë një kënd të mirë për regjistrim”, është një nga komentet negative, lidhur me rastin.

“Njëjtë do veproja edhe unë” ka qenë një koment tjetër, për shpëtimtarin që deshi të dokumentojë heroizmin e tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...