Shpenzoi milionat e fituara në lotari, shitësi i thëngjillit tregon çfarë do të bënte nëse fiton sërish

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Michael Carroll nga Moray i Skotlandës, ka bërë të ditur se ka gjetur punë si shitës i thëngjillit dhe paguhet dhjetë funte në orë, pasi i shpenzoi në tërësi mbi dhjetë milionë euro të fituara në lotari.

Shpenzimin e të gjitha parave në alkool, drogë dhe prostituta dhe jetën që e bëri për dhjetë vite, ai e konsideron si kohën më të mirë të jetës së tij, transmeton Telegrafi.

“Nuk e kthej kohën prapa me pendim, ishin dhjetë vitet më të mira të jetës sime. Kam kaluar shumë mirë, ndërsa tani duhet të përshtatem me atë që mund të bëj”, ka thënë Carroll.

Caroll kur fitoi milionat

Por, koha e kaluar me shumë para dhe luks të lart, duket se i ka lënë pasojë, pasi që tani ndjehet se është “i lirë dhe i qetë, si dhe shumë i gëzuar që e ka kthyer jetën e vet”.

Në vitin 2002, ai i kishte fituar milionat në lotari, prej kur nisi të konsumonte drogë dhe të vizitonte shtëpitë publike, ndërsa pinte edhe nga dy shishe vodkë në ditë. Disa nga paratë ai iu dhuroi familjarëve dhe shokëve, bleu një banesë, si dhe shpenzoi në vetura të shpejta.

Atë e kishin burgosur për pesë muaj në vitin 2004, për shkak të zhurmës së vazhdueshme që iu bënte fqinjëve, ndërsa dy vite më vonë u dënua me nëntë muaj burg, pasi iu gjetën sasi të mëdha kokaine. Gjatë muajit shkurt të vitit 2010, e shpalli falimentin dhe u regjistrua në një ueb-faqe për të gjetur punë.

Derisa vazhdimisht luan lotari, Carrol ka bërë të ditur se çfarë do të bënte, sikur sërish të fitonte. Ai pretendon se edhe nëse bëhet sërish milioner, do të punonte diku dhe të zgjohej në gjashtë të mëngjesit, vetëm që të mos del nga kontrolli dhe të ketë një jetë normale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...