Shpend Ahmeti mbetet optimist për bashkimin e bllokut opozitar

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbetet optimist në bashkimin e bllokut opozitar kundër Qeverisë “Mustafa”.

Ahmeti thotë se “Alternativa” e Lëvizjes “Vetëvendosje” është mundësi e mirë për t’u bashkuar në misionin e përbashkët për rrëzimin e Qeverisë, ndërkohë që bashkimin e AAK-së dhe “Nismës” në një koalicion parazgjedhor në këtë fazë, ai e quan me ironi si një të gjashtëmbëdhjetën e finales.

“Fillimisht unë mendoj se jemi duke folur për finale, a ne ende jemi në të tetën e finales.

Ky koalicion parazgjedhor që e paracaktuan AAK dhe ‘Nisma’ me duket si e 16-ta e finales e na po flasim se kush do ta ngrejë kupën”, ka thënë Ahmeti gjatë intervistës për “Zërin”.

Anëtari i “Vetëvendosjes” po ashtu ka folur edhe për mundësinë e largimit të tij nga “Vetëvendosja” duke thënë se ai është pjesë e këtij subjekti politik dhe se nuk ka përse të largohet, pavarësisht mendimeve të ndryshme brenda subjektit të tij politik.

Duke iu referuar deklarimit të sekretarit organizativ të “Vetëvendosjes”, Dardan Molliqaj, që “Alternativën” do të mundë ta udhëhiqnin vetëm Albin Kurti dhe Visar Ymeri e jo Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka thënë se ato janë vetëm deklarime personale të Molliqajt.

Ahmeti nuk ka fshehur ambicien që ta udhëhiqte këtë “Alternativë” të cilën e sheh si mundësinë më të mirë, porse ka thënë se për këtë gjë do të duhej të pyeteshin strukturat e Lëvizjes “Vetëvendosje”. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...