Shoferja pësoi sulm në zemër, ja çka bëri me autobusin (Video)

PUBLIKUAR

Një shofere e autobusit nga Guizhou i Kinës, ka bërë një veprim heroik, ndërsa kalonte nëpër dhimbje të mëdha në gjoks.

Zhang Jing ka qenë duke e vozitur një autobus të mbushur me udhëtarë, kur ka pësuar sulm në zemër, transmeton Telegrafi.

Por, para se të humbte ndjenjat dhe të rrëzohej, ajo ka arritur të nxjerr autobusin nga rruga të ngarkuar me shumë automjete dhe të parkojë në një vend të sigurt.

Asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar në këtë rast, që ka mundur të përfundojë me fatalitet.

Ndryshe, ajo është dërguar në spital, ku mbahet në kujdes intensiv. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...