Shkencëtarët renditin rreziqet – ja nga çfarë mund të shuhet njerëzimi

PUBLIKUAR

Zhvillimi i robotëve dhe viruseve vdekjeprurës janë ndër kërcënimet që mund ta fshijnë nga faqja e dheut njerëzimin dhe qeveritë kanë dështuar që të përgatiten siç duhet për ta, është bërë e ditur në një raport.

Ndryshimi katastrofik i klimës, lufta bërthamore dhe fatkeqësitë natyrore si vullkanet dhe asteroidet, gjithashtu mund të përbëjnë një rrezik vdekjeprurës për njerëzimin, thanë hulumtuesit.

Kjo mund të tingëllojë si një gjë e filmave fanta-shkencorë, por ekspertët thanë se këto kërcënime apokaliptike janë arsyeja më e mundshme e shuajtjes së njerëzimit.

Raporti Global i katastrofave dhe rreziqeve, i hartuar nga një ekip nga Universiteti i Oksfordit, renditi rreziqet që mund të fshijnë nga 10% deri në shumë më tepër të popullsisë njerëzore.

Ajo paralajmëruan se ndërsa shumica e brezave nuk e ka përjetuar kurrë një katastrofë, nuk është ndonjë habi e madhe nëse përsëriten periudha si ajo e murtajës apo i gripit spanjoll të 1918-s që preku me miliona njerëz. /mapo.al/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...