Shkencëtarët e befasuar me punimin prej disa kilometrash në mes të malit (Foto)

PUBLIKUAR

Xie Qiang ka qenë duke shikuar përmes hartave të Google, malin Megding që ndodhet në Sichaun të Kinës, kur ka hasur në diçka të pazakontë.

Në sipërfaqen e rrafshët i është shfaqur silueta e një ushtari që duket sikur qëndron sipër dragoit.

Punimi misterioz në mes të malit

“Fillimisht, më dukej sikur është një fytyrë njeriu, por pasi u fokusova, kuptova që janë dy figura të ndryshme”, ka thënë Qiang lidhur me rastin.

Në fakt, duket se është një ushtar sipër krijesës mitologjike të njohur si Qilin, e cila ka kokën e dragoit, trupin e drerit, bishtin e demit dhe këmbët e shpejta si të kalit.

Krijesa mitologjike Qilin, sipër të cilës qëndronte ushtari

Për punimin që është i gjatë dhjetë kilometra dhe katër kilometra i gjerë, ka pasur shumë mendime, por nuk dihet nga kush është realizuar.

Prej se është zbuluar para dhjetë vitesh, ende nuk ka ndonjë shpjegim konkret për formën, mënyrën e krijimit, apo periudhën të cilës i përket

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...