Studimi, i publikuar në revistën Evolucioni, jep një pasqyrë se si feçkat e dinozaurëve, të rrumbullakëta dhe me struktura të ndryshme të kockave, u kthyen në sqepa modern.
Shkencëtarët zëvendësuan zhvillimin molekular për të transformuar një pulë në një dinozaur të vogël, transmeton lajmi.net.
Ata i shikuan fosilet e dinozaurëve dhe kockat e zogjve modern dhe gjetën se kishte një model të veçantë të gjeneve në zogj që kontrollonte formën e sqepit; dhe ky model mungonte në gjitarë dhe zvarranikë si minj, krokodilë, breshka dhe hardhucë.
Pasi i ndalën proteinat, embrionet formuan kockat palatinë për t’u kthyer në gjendjen e të parëve. Kjo do të thotë se shkencëtarët ishin në gjendje të krijonin një pulë me një feçkë në vend të sqepit, duke i ngjarë kështu një dinozauri nga e kaluara e largët.
– See more at: http://lajmi.net/shkencetaret-do-ti-rikthejne-ne-jete-dinozauret-permes-pulave/#sthash.EpfhBwYJ.dpuf



