Në Shandong të Kinës janë ndërtuar tri ndërtesa të larta, që kanë nga një palë shkallë, përjashta katit të dhjetë.
Këto shkallë që dalin nga njëra dhomë, përfundojnë në dhomën e fundit të ndërtesë, janë bërë temë diskutimi, në rrjetet sociale.
Për shkallët bizare të ndërtesave prej 15 katesh, është thënë se janë për ikje në rast zjarri, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ato vetëm dërgojnë brenda ndërtesës, ku po ashtu mund të ketë zjarr.
Ndërtuesi që i ka vënë këto shkallë përjashta, pa i vendosur asnjë ndalesë sigurie, nuk ka dashur të përgjigjet për medie, për këtë arkitekturë të pazakontë. /Telegrafi/




