Ku ka flakë, aty do të duhej të kishte edhe zjarrfikës. Por, kjo prani ndonjëherë mund të ndikojë negativisht.
Vetura kishte marrë flakë në një pjesë rurale të Norvegjisë dhe zjarrfikësit erdhën ta shuajnë zjarrin.
Dukej kjo si skenë normale, derisa vetura që nuk kishte frerë nis të mbushej ujë e të lëvizte poshtë rrugës, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë nuk kishte trafik veturash apo njerëz, ndaj vetura u ndal në mbrojtëset e rrugës.
Flaka është shuar më pas, por dëmet kanë mundur të jenë shumë më të mëdha sikur vetura të ndeshej diku. /Telegrafi/


