Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ankona pasi u kap me 104 qese kokainë, dhe një shumë parash të fituara nga trafiku i drogës.
I riu, me precedent të mëparshëm penal të lidhura me trafikun e drogës, u ndalua nga forcat e policisë në një makinë që e kishte marrë me qira.
Gjatë kontrolleve, u gjetën 104 qese kokainë dhe para të tjera të siguruara nga tregtia e drogës.
Policia ka zhvilluar kontrolle dhe në apartamentin e tij, ku u gjetën sasi të të tjera drogë dhe para të fshehura.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, mmësohet se shqiptari e kishte futur drogën brenda dy kavanozave të fshehura me oriz për tu hequr lagështinë.
32-vjeçari shqiptar, tashmë i arrestuar do të përballët me drejtësinë për akuzat e posedimit të drogës dhe trafikun e saj.
/Gazeta Express