Shikoni si manovron me ekskavator ky katërvjeçar (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Disa fëmijë thjesht ëndërrojnë të punojnë në ndërtimtari dhe frymëzohen nga personazhi i filmit të animuar “Bob ndërtuesi”, derisa tjerët preferojnë të gërmojnë si ky djalosh nga Kina.

Ky fëmijë është parë duke manovruar me ekskavator me një precizitet të paparë, derisa banorët e provincës Hubei në Kinë janë të mahnitur me aftësitë e këtij djaloshi, transmeton Telegrafi.

Një video e publikuar në internet, shfaq vogëlushin 4-vjeç duke ngasur makinerinë e rëndë të cilën e  drejton herë në të majtë e herë në të djathtë.

Në videon e shpërndarë nga Pear Video, thuhet se vogëlushi quhet Chen Junyu.

Prindërit e tij u kanë thënë gazetarëve se Junyu është adhurues i flaktë i gërmimeve. Ai vazhdimisht luan me lodrat e tij ekskavator.

Por këtë talent duket se e ka trashëguar nga i ati që punë si shofer ekskavatori në Hubei, i cili thotë se për asnjë moment nuk ishte munduar t’ia imponojë vogëlushit këtë profesion. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...