Shikoni se si ‘ninxha’ neutralizon hajnin që po i vidhte veturën (Video)

PUBLIKUAR

Një video interesante ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet një djalosh me aftësi mbresëlënëse të një ninxhe, i cili ndalon një burrë që tentonte t’i vidhte veturën në një pompë benzine në Darwin të Australisë.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të regjistrojnë gjithë ngjarjen, ku shfaqet një djalë duke u larguar për disa sekonda nga veturë e tij, të cilës ia kishte vënë syrin një hajn që tenton ta ndezë dhe të ikë nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Por jo gjithçka shkoi siç e kishte planifikuar, pasi ai nuk ishte në dijeni se pronari i veturës është një ninxha, që me lëvizjet e tij mund ta neutralizojë për disa sekonda.

Në momentin që futet në veturë, pronari vëren se dikush po mundohet t’i vjedhë veturën dhe ‘fluturon drejt dritares, duke e goditur me shkelm hajnin të cilin e nxjerr nga vetura.

Disa sekonda më vonë, hajni shihet duke vrapuar dhe duke shpresuar se nuk do të kapet nga policia./Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...