Shikoni se si binjaket e ngjitura, pas tetë orëve operacion ndahen nga mjekët (Foto/Video, +18)

PUBLIKUAR

Një video interesante është postuar në internet, ku shfaq momentin kur binjakët e ngjitura falë ndërhyrjes kirurgjike ndahen.

Motrat binjake kishin lindur të ngjitura në gjoks dhe abdomen, në provincën Gansu të Kinës, transmeton Telegrafi.

Falë një operacioni tetë orësh, mjekët kanë arritur me sukses të ndajnë binjaket.

Kurse në video mund të shihet se si foshnjat e ngjitura në gjoks, gjithmonë janë detyruar të qëndrojnë dhe të flenë në krah.

Binjaket 2

Dhe për shkak të pozitës së tyre, ato shpesh kanë pasur probleme edhe me këmbë të cilat gjatë gjumit u lidheshin njëra me tjetrën.

Në video gjithashtu mund të shihet se si pas një intervenimi kirurgjik tetë orësh, mjekët arrijnë t’i ndajnë dhe t’i vendosin në tavolina të ndara të operacionit.

Sipas mjekëve kujdestar, motrat binjake janë jashtë rrezikut për jetë dhe aktualisht janë duke ushqyer nga nëna e tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...