Shfaqja teatrale “VIZA”mbush sallen e kinemas së qytetit (FOTO)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Investimet me qëllimin e përmirsimit të infrastruktures në Shtepinë e Kultures, respektivisht në kinemanë e qytetit e cila herë pas here shfrytëzohet edhe si skenë e improvizuar teatrale, si dhe dhënja në koncesion publiko-privat e sallës së filmit, përveqse ka filluar që ta kthejë kulturen e dikurshme filmike që kishte qytet, duke shfaqur filma të ndryshëm madje edhe në formatin “3D CINEMA”, e herë pas here edhe shfaqje teatrale nga nxënsit e shkollave të mesme të Komunës së Lipjanit,në skenen e improvizuar teatrale me suksese po e ringjalll jeten kulurore në qytet.

Të pakten kjo përshtypje të krijohej gjatë dites së sotëme derisa po ipej para një publiku të tërë shfaqja “Viza” e cila u organizua nga Organizata Joqeverirtare “Art Line” në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana”në Lipjan.

Mërgim Oruqi, menaxher në Kineman e Qytetit në Lipjan, në një bashkëbisedim për Lipjaninews, duke falënderuar nxënësit pjesmarrës në këtë shfaqje teatrale të improvozuar, thotë se shfaqja “Viza” edhe njëherë tregon se Lipjani ka kultur teatrale, kurse qytetarët Lipjanas, pa dallime moshe apo gjinie kanë interesime të jashtëzakonëshëm për evente të tilla. Oruqi, më tutje thekson faktin se projektet të tilla kulturore i kanë munguar qytetit të Lipjanit. Ndërsa, duke shpresuar që do të ketë vetëm pak mbështetje financiare nga institucionet përgjegjëse komunale, tregon se do të sjell edhe shumë shfaqje tjera të tilla teatrale,por edhe filma të shumët, madje edhe premiera, të cilet qytetarët Lipjanas, do mund ti shohin përmes ekranit të “3D CINEMA” Ndryshe, në shfaqjen teatrale “VIZAT” luajten aktorët e rinjë Lipjanas: Adelina Tërshana, Albina Vishesella, Arsim Qerimi, Biondina Matoshi, Diellza Olluri, Lirie Daka, dhe Leonard Karameta.

Ndërsa, publikut Lipjanas, i’u është sjelkur si organizim në kuadër të aktiviteteve për festen e 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Komunen e Lipjanit, e cila u organizua nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti./LIPJANINEWS/

12735993_10208679952586159_1539167286_n 12714165_10208679950866116_1158944238_n 12714214_10208679952346153_2055647459_n 12721693_10208679952106147_538407389_n 12735625_10208679951506132_138552862_n

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...