Sherifi: Kohë rirreshtimesh në partitë opozitare

PUBLIKUAR

Kohëve të fundit partitë politike, e sidomos ato opozitare, janë përballur me largime të zyrtarëve të tyre.

Pas largimit të Donika Kadaj- Bujupit nga AAK, dje u largua Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq sot edhe Nisma për Kosovën është “goditur” nga largimi i njërit prej themeluesve të saj dhe sekretarit për marrëdhënie me publikun, Xhevat Bislimi.

E, lidhur me largimin e Xhevat Bislimit në Nisma për Kosovën thonë se është kohë rirreshtimesh.

Të paktën kështu ka deklaruar për Telegrafin, sekretari organizativ i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi.

“Ju e keni parë që jo vetëm te NISMA, por te të gjitha partitë opozitare ka lëvizje të anëtarëve dhe funksionarëve nga njëra te tjetra, apo tërheqje nga politika. Këto veprime do t’i quaja kohë rirreshtimesh”, ka thënë Sherifi.

Duke komentuar deklaratën e Bislimit i cili marrëveshjen e koalicionit mes AAK-së dhe NISMA-s e quajti antimarrëveshje tinëzare, Sherifi theksoi se nuk duhet të kalojnë në akuza reciproke.

“Mendoj që duhet të ruajmë minimumin e korrektësisë në komunikim të ndërsjellë dhe jo të kalojmë në akuza reciproke, nëse për asgjë tjetër së paku për hir të  kaluarës së përbashkët, por edhe duhet lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen”, theksoi Sherifi

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...