Shënohet rekordi i shitjes së një vepre arti të një artisti të gjallë – çmimi 91,1 milionë dollarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Një skulpturë e amerikanit Jeff Koons është shitur për 91,1 milionë dollarë, duke shënuar çmimin më të lartë të një vepre arti që i është shitur ndonjë artisti të gjallë, ka njoftuar shtëpia e ankandit, Christie në Nju Jork.

Çmimi i shitjes më 15 maj është rreth 20 milionë dollarë më i lartë sesa ishte planifikuar.

Skulptura, që është përfunduar më 1986, me titullin, Lepuri, konsiderohet një nga veprat e artit më të famshme të shekullit 20.

Ajo është krijuar me çelik dhe është 104 centimetra e lartë. Në të shihet një lepur duke ngrënë një karotë, përcjell rel.

E përditshmja The New York Times ka raportuar se Robert E. Mnuchin, babai i Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, ka blerë këtë skulpturë.

Rekordi paraprak ishte shënuar në muajin nëntor të vitit 2018, pasi vepra e piktorit të gjallë britanik, David Hockney, ishte shitur për 90,3 milionë dollarë.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...