
Një djalë si duket kishte vendosur të tallet me të dashurën e tij.
Në fakt, ai i dhuroi asaj një kuti me logon e automobilit “Mercedes”, ndërsa vajza mendoi se mori çelësat e makinës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, lumturia e saj ishte jetëshkurtër, pasi që në kuti në të vërtetë ishte një USB në formën e çelësave. /Telegrafi/



