Serwer: Kosova nuk është problemi kryesor i Serbisë, por Bosnja

PUBLIKUAR

Serbia është e rrethuar me shumë probleme dhe jostabilitet, por sfida kryesore për të në të ardhme do të jetë Bosnja, e jo Kosova, vlerëson analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer.

Profesori në Universiteti “John Hopkins” ka thënë se destabiliteti në rajon paraqitet në Maqedoni, në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë që, sipas tij, për Serbinë, problem me të madh do të paraqet çështja e BeH.

“Kemi probleme serioze në Maqedoni, probleme kronike në Bosnje dhe probleme në Kosovë. Sfida kryesore për Serinë do të jetë Bosnja”, ka thënë Serwer, i cili vlerëson se Serbia gjendet një situatë të vështirë, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për mediat serbe, ai ka bërë të ditur se nuk është e qartë mënyra se si BeH mund të funksionojë në mënyrë efikase si shtet në rrethanat aktuale, ndërsa ka shtuar se raportet mes Beogradit dhe Sarajevës në njërën anë dhe Beogradit e Banjallukës në anën tjetër, janë pjesë e rëndësishme e formulës për stabilitet në Bosnje.

“Është një shtet i ndarë dhe kjo ndarje është e mbështetur në kushtetutë që vështirëson edhe rrugën e reformave”, ka thënë Serwver.

Profesori amerikan vlerëson se kryetari i Republika Srpska-s, Millorad Dodik, e ka futur Serbinë në një situatë të vështire, duke kërkuar të mbajë referendum për shkëputje nga BeH.

“Është e pamundshme për Serbinë që të përshëndes hapa të tillë, ashtu siç e ka të vështirë të mos i mbështesë serbët në BeH. Ky është një problem shumë i madh”, ka thënë Serwer.

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...