Serwer: Grenell dëshiron shkëmbim të territoreve, që Thaçin ta shpëtojë nga Specialja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Përfaqësuesi Special i presidentit Donald Trump për dialogun, Richard Grenell, dje ka takuar të gjithë lidershipin në Kosovë. Megjithatë pas takimeve që ka pasur me presidentin Hashim Thaçi dhe liderët tjerë politikë të Kosovës, është lëshuar vetëm një komunikatë nga zyra e Thaçit dhe një reagim në twitter nga ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett, shkruan Gazeta Express.

Nga zyra e Thaçit kanë thënë se Grenell shpreson në një rikthim të shpejtë në dialog, ndërsa Kosnett ka thënë se i dërguari i Trump për dialogun mezi pret që t’ia fillojë punës me liderët kosovarë.

Ndërkohë mediumi amerikan ‘Bloomberg’ i thirrur në burime brenda zyrës së Hashim Thaçit, kanë thënë se Donald Trump i ka dhënë mandat të plotë Grenellit për të arritur një marrëveshje të shpejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas asaj që shkruan ky medium, emisari i Trump do të bëjë përpjekje që të arrijë një marrëveshje brenda pak muajve. Muajt shkurt-mars të vitit 2020 janë përfolur si ‘deadline’ për arritjen e një marrëveshje finale Prishtinë-Beograd.

Megjithatë lidhur për këtë shkrim të “Bloomberg” ka reaguar ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, i cili që nga fillimi emërimin e Richard Grenell e ka quajtur si një vendim ‘bizar’ të SHBA’së si dhe një ofendim që po i bëhet Gjermanisë.

Serwer thotë që një presion i tillë agresiv ndaj Prishtinës në një kohë kur s’janë krijuar ende institucionet e reja është një shpërdorim diplomatik, por sipas tij i qëllimshëm.

Ish-diplomati amerikan thotë se Richard Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje përmes idesë së shkëmbimit të territoreve, në këmbim të dhënies së imunitetit për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, karshi Gjykatës Speciale.

Sipas tij një gjë e tillë i shërben vetëm interesit të Rusisë.

“Një gjë e tillë garanton destabilizimin, iu shërben interesave të Rusisë”, ka shkruar Serwer në një reagim në ‘twitter’.

Richard Grenell pritet që sot të qëndrojë në Beograd ku do të takojë krerët e shtetit serb. Ndërkohë pas një jave në Serbi për një vizitë do të arrijë edhe Përfaqësuesi tjetër Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i emëruar nga Sekretari Amerikan, Mike Pompeo.

Para disa ditësh Ambasada e SHBA’së në Prishtinë për Gazetën Express kishte konfirmuar se Palmer do të vizitojë edhe Republikën e Kosovës, megjithatë nuk ishte caktuar ende data e vizitës./GazetaExpress/

peacefare.net@DanielSerwer

Sending this offensive Balkan virgin to Pristina before it has a government is diplomatic malpractice, but intentional: he’ll want to cut a land swap deal in exchange for immunity from the Trump-named Special Court prosecutor. Guaranteed to destabilize, serving Russia’s interests https://twitter.com/JasminMuj/status/1181994213149425664 

Jasmin Mujanović

@JasminMuj

Quick deals & Balkan politics do not mix, this is as Rumsfeld would say a known known. It’s especially foolish & dangerous to suggest a regional novice like Grenell can deliver as much. Sustained, principled, and socially inclusive dialogue needed. https://www.bloomberg.com/news/articles/2019-10-09/trump-gave-grenell-full-mandate-to-clinch-a-quick-deal-on-kosovo 

See peacefare.net’s other Tweets

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...