Serbia shkel marrëveshjen për energjinë

PUBLIKUAR

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri ka bërë me dije se të hënën gjatë takimit në Bruksel, pala serbe ka shkelur marrëveshjen për energjinë.

Ajo për ‘Epokën e re’ ka treguar se ky takim kishte për qëllim tejkalimin e disa pengesave në drejtim të zbatimit të marrëveshjes për energjinë.

“Fokusi i këtij takimi ishte tejkalimi i disa pengave në drejtim të zbatimit të marrëveshjes për energjinë. Por, nuk ka pasur rezultate konkrete për shkak se Serbia tërë kohën është angazhuar të paraqesë kërkesa që janë në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit për energji”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka treguar se Serbia ka pasur tendenca të bisedohet për distribucionin e energjisë, për të cilin marrëveshja e bën të qartë se nuk do të ketë kompani të tjera që mund të japin shërbime për distribucionin e energjisë, sepse, sipas saj, në Kosovë vepron një kompani publike për këtë çështje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të...