Serbia që nga nesër ndalon lirinë e lëvizjes nga 8 e mëngjesit deri në 5 e mbrëmjes

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se që nga nesër ndalohet liria e lëvizjes prej orës 8 të mëngjesit deri në ora 5 në mbrëmje, si masë parandaluese e përhapjes së virusit COVID-19.

Vendimi hyn në fuqi nga nesër dhe ndalohen të gjithë qarkullimi i të gjithë personave duke përjashtuar autoritetet dhe ata që punojnë në ndërrimin e tretë (natën), shkruan Blic, raporton Gazeta Express.

“Nga nesër, prej orës 10 të mëngjesit, ndalohet qarkullimi për personat e moshës +65 vjeçare në zonat urbane, ndërsa në zonat rurale ndalohet qarkullimi për personat më të vjetër se 70 vjeç. I lusim personat e moshuar të na kuptojnë”, është shprehur Vuçiq.

Tutje, Vuçiq tha se dënimet do të jenë të ashpra për ata që i shkelin këto rregulla.

Ai premtoi se personat që qarkullojnë do të kontrollohen vazhdimisht nga autoritetet e shtetit serb.

Ushtria serbe do të mbikëqyr të gjitha vendkalimet kufitare, spitalet dhe qendrat e emigrantëve.

Presidenti serb gjithashtu tregoi se sa i përket rezervave ushqimore, gjendja është e mirë dhe nën kontroll.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...