Serbët në hall, mundohen ta arsyetojnë anulimin e vizitës së Putinit në Beograd

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë nuk janë prishur dhe vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, nuk është anuluar, sepse nuk ishte planifikuar zyrtarisht, kështu ka deklaruar analisti politik Dragomir Andjelkovic.

Kjo u deklarua këtë mëngjes nga Andjelkovic, i cili tha se vizita e Putinit nuk mund të anulohet, sepse nuk ishte e caktuar.

“Vizita nuk mund të anulohet, sepse nuk është caktuar”, pretendon Andjelkoviç.

Dje gazeta serbe “Danas”, bazuar në burimet e saj diplomatike ka thënë se Rusia nuk është e kënaqur që së fundi Serbia është afruar shumë me SHBA-në sa i përket politikës së jashtme, sidomos pas takimit të 4 shtatorit në Washington ku u firmosen zotime nga Serbia e Kosova për normalizim ekonomik.

“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë shënon dhe një kthesë në humbjen e ndikimit të Rusisë në Ballkan, gjë që e nervozon Kremlinin. Serbia po e zgjidh çështjen me Kosovën pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe po afrohet me SHBA-në, e cila po rritet në kurriz të Rusisë”, ka thënë burimi i gazetës “Danas”.

Vuçiqi gjatë vizitës së tij në Moskë në qershor, kishte thënë se Putini ia ka konfirmuar kthimin e vizitës gjatë tetorit. Vuçiqi këtë e kishte quajtur “ngjarje të mahnitshme”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...