Selimi flet për Thaçin president, shamitë në shkolla dhe “selfien” me Ivica Daçiqin

PUBLIKUAR

Petrit Selimi është zyrtari më i ri i PDK-së që ishte bërë pjesë e Qeverisë së kaluar. Edhe këtë mandat kur kryeministër është Isa Mustafa, ai mban pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.

Në një intervistë për Gazetën Express, Selimi ka folur për mënyrën se si Kosova pritet të bëhet anëtare e UNESCO-së, për procedurat e ndjekura dhe për reagimin e bashkësive fetare për të përkrahur shtetin e ri drejt këtij mekanizmi të OKB-së.

Ky zyrtar i Qeverisë thotë se Isa Mustafa është njeriu kryesor i përmbushjes së programit qeveritar derisa nuk dëshiron të flasë shumë për 200 mijë vendet e reja të punës të premtuara nga PDK-ja. S’flet as për premtimin e Thaçit për rritjen pagash për 50 për qind.

Selimi ka pohuar se askush s’i di emrat e atyre që pritet të gjykohen nga Gjykata Speciale duke i quajtur spekulime përmendjen e emrave.

Sidoqoftë, Selimi është i sigurt se Thaçi do të bëhet President më 2016, kur edhe i skadon mandati Atifete Jahjagës. Thotë se opsion tjetër janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Është e shkruar qartë në Kushtetutë, nëse dështon zgjedhja e Presidentit vendi shkon automatikisht në zgjedhje. Nuk është alternativë, por realiteti në të cilën po jetojmë”, ka thënë Selimi.

Selimi ka qenë i përfshirë edhe në Komisionin për Liritë Fetare, i cili kishte hartuar dy raporte: njërin që ndalon bartjen e shamisë në shkollat e tjetri që e ndalon. Selimi thotë se shamia s’lejohet të bartet në shkollat fillore dhe të mesme që janë publike.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së flet edhe për “selfien” e famshme me djalin e tij dhe Ivica Daçiqin.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...