Sejdiu: Vrasja e Enver Malokut ishte e porositur

PUBLIKUAR

Sejdiu: Vrasja e Enver Malokut ishte e porositur

Enver Malokun, në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes, e ka përkujtuar edhe ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sejdiu ka deklaruar se Malokun e vranë ata që nuk e deshën fjalën e lirë.

“E vranë ata që nuk e deshën fjalën e guximshme. E vranë kundërshtarët e lirisë së Kosovës!”, ka shkruar Sejdiu.

Sipas tij, Enver Maloku i takon plejadës më të guximshme të gazetarëve dhe publicistëve të Kosovës i cili asnjëherë nuk e rrudhi ndjenjën e tij për të shprehur atë që e ndjente për jetën, për proceset e udhëkryqeve të mëdha e të ndjeshme të Kosovës. Ai, siç ka shkruar Sejdiu, asnjëherë nuk u lëkund nga përcaktimet themeltare të luftës politike dhe të luftës së përgjithshme për pavarësinë e Kosovës.

“E kisha mik. E njoha shumë herët, si edhe Xhemail Mustafën. Ishte format i ndërtuar që herët. Punuam bashkë në vite të rënda për Kosovën. Gjithmonë dinamik, vullkan i gjallë. Njeri që prodhonte idenë e ecjes përtej të tanishmes, guximshëm e pa ekuivoke”.

Sejdiu ka rikujtuar kohën kur Maloku si gazetar nxirrte të përditshmen “Informatori” gjatë kohës së luftës, në vitin 1998. Këtë të përditshme Sejdiu thotë ta ketë pritur si bukën.

Sejdiu e ka përshkruar Enver Malokun si gazetar të patrembshëm, dhe të afërt me filozofinë rugoviane si dhe po ashtu një mbështetës të fuqishëm të rezistencës së armatosur në Kosovë.

E po ashtu ka rikujtuar një intervistë të pabotuar të Malokut vetëm pak ditë para vrasjes dhënë për “Bujkun” e atëhershëm, ku në të sipas Sejdiut ka parandjerë “shpërblimin me plumb”.

“ Dhe u vra në pikën e ditës. U vra duke u kthyer në shtëpi për t’u dhënë pakëz ngrohtësi prindërore fëmijëve të mitur që u mungonte. U vra në janarin e vrasjes së burrave të dheut! Sot ende nuk janë gjendur vrasësit e porositur. Vrasja e tij nuk parashkruhet!”, ka shkruar Sejdiu.

Enver Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999 nga persona të panjohur derisa po kthehej në banesën e tij në lagjen “Bregu i Diellit”.

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...