Sejdiu fton në debat televiziv Hotin

PUBLIKUAR

Çështja e autobusëve të rinj për Prishtinën që ka mbetur pezull tash e sa kohë është bërë aktuale edhe sonte pas intervistë së Ministrit të Financave Avdullah Hoti në Zona B të Klan Kosovës.

Hoti tha se “është jo korrekte nga ana e Komunës së Prishtinës për ta aprovuar këtë nismë, pasi vetë ata e kanë bllokuar për pesë muaj Kuvendin e Kosovës, duhet të vijë vendimi nga Kuvendi Komunal dhe të përmbushen kushtet ligjore dhe nuk ka arsye nga ministria e Financave që kjo të ndalohet”, duke iu përgjigjur kështu akuzave të mëparshme të zyrtarëve komunalë të Prishtinës.

Por, shpejt ka ardhur edhe reagimi nga Komuna e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Nënkryetari, Dardan Sejdiu, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se do të donte një debat publik me Ministrin për të treguar se kush po thotë të vërtetën për këtë çështje.

Ai ka shkruar se “sonte e dëgjova me vëmendje intervistën e tij në Zona B të Baton Haxhiu. E dëgjova duke shpresuar qe mund të ketë ndonjë informatë të cilën nuk e kemi pasur e që mund të shpërfaqej në intervistë e rrjedhimisht të çlirohej procesi. Fatkeqësisht, as edhe një fjali e vetme që ka logjikë ligjore apo procedurale, thjesht demagogji koti”.

Ky është postimi i plotë i Sejdiut në Facebook:

“Kane kaluar 10 dite prej qe kam ftuar publikisht ne perballje televizive Ministrin e Financave ne lidhje me te verteten mbi bllokimin qe po i behet Komunes se Prishtines ne blerjen e 51 autobuseve.

Sonte e ndegjova me vemendje intervisten e tij ne Zona B te Baton Haxhiu. E ndegjova duke shpresuar qe mund te kete ndonje informate te cilen nuk e kemi pasur e qe mund te shperfaqej ne interviste e rrjedhimisht te clirohej procesi. Fatkeqesisht, as edhe nje fjali e vetme qe ka logjike ligjore apo procedurale, thjesht demagogji koti.

Edhe nje here pra, po ia rikujtoj ketij ministri, ish nenkryetarit te Prishtines, qe kane kaluar sakte 9 muaj prej kur Ministria e Financave, Trafiku Urban, Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Komuna e Prishtines kane nenshkruar kushtet e kredise per blerjen e 51 autobuseve per Trafikun Urban. Kjo blerje mundeson nisjen e nje reforme te thelle dhe te domosdoshme te transportit publik ne qytetin tone.

Pas ketij nenshkrimi, Bordi i Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) e ka aprovuar kredine dhe per pasoje eshte nise procedura e tenderimit nderkombetar me rregulla te BERZH per blerjen e 51 autobuseve per Trafikun Urban. Ne menyre qe te shpallet fituesi dhe nenshkruhet kontrata, BERZH, Trafiku Urban dhe Komuna e Prishtines jane ne pritje te garancionit te sovranitetit, per te cilin garancion Komuna e Prishtines eshte dakorduar ti paguaj €50,000 Ministrise se Financave.

Para 4 muajsh Ministria na ka derguar nje leter me tri kerkesa, brenda dites ju kemi pergjigjur dhe kemi derguar gjitha sqarimet (ndonese te njejtat i kane pasur qe nga Tetori i vitit te kaluar). Dhe pas kesaj, Ministri dhe stafi i tij flasin publikisht pasaktesi ne lidhje me arsyet e bllokimit te ketij projekti kapital per kryeqytetin.

Meqe, une kam qene personalisht i kycur ne kete proces dhe jam i njoftuar me gjitha detajet, ftoj publikisht Ministrin Hoti qe te ballafaqohemi ne debat televiziv, ai le te zgjedhe kanalin, emisionin dhe moderatorin.

E verteta eshte e thjeshte dhe e qarte, ky Minister me shefin e tij e kane bllokuar tash 9 muaj reformen e Trafikut Urban, dhe kjo nuk mund te fshihet duke u prononcuar nga distanca” (sic), ka shkruar Sejdiu.

SHIKO MË SHUMË

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...