Sefer Tasholli takohet me Zëvendës Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elfete Shabani

PUBLIKUAR

Zëvendës Ministrja Shabani dhe Deputeti Arifi u njoftuan për aktivitetet që po I zhvillon Komuna e Lipjanit për realizimin e projekteve në të cilat do të ketë qasje edhe komuniteti RAE. Ata u njoftuan se në Magure dhe në Dobrajë janë në ndërtim e sipër Qendra Rinore dhe Salla Sportive të cilat do të jenë në dispozicion të të gjithë qytetarëve duke përfshi edhe komunitetin ashkali, ashtu siç janë Shtëpia e Kulturës dhe Qendra Sportive në Lipjan, në të cilat zhvillohen aktivitete sportive dhe kulturore.

Mundësitë buxhetore nga DKRS dhe nga ZKKK, për t’i përmbushur kërkesat sociale por edhe ato sportive janë të vogla, prandaj nënkryetarit Tasholli kërkoi nga Zv.Ministrja që të ndihmohen aktivitetet kulturore dhe sportive të këtij komuniteti nga Ministria që e mbulon në ndonjë projekt konkret në Janjevë apo në Gadime si vendbanime multienike.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...