Seanca gjyqësore për lëndët “Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Janjevë – Prishtinë, nga dita e hënë fillon qarkullimi i linjës së re të autobusit

  Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar  se nga sot, Janjeva dhe Prishtina...

Lipjan, arrestohet një i dyshuar për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje – sekuestrohen armë

Mbrëmë rreth orës 23:30, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor të...

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët “Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi”, të cilat hetohen nga Prokuroria Speciale.

Gjykimi për “Trust” javën e kaluar u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit të dytë Vasilije Aviroviq. I dyshuari i parë në këtë lëndë është biznesmeni Sead Koçan dhe pesë persona tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni

Në lëndën “Spiuni” mes 18 personave të akuzuar është edhe ish-gjenerali policor Goran Stojkov dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e Korrupsionit, Vane Cvetanov.

Ndërsa për lëndën “Transportuesi” janë caktuar dy lëndë këtë javë, e para sot dhe tjetra të enjten. Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski dhe 20 persona tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve, me çka kanë dëmtuar buxhetin me rreth 360 mijë euro./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...