Seanca e Bllokut injorohet nga sekretaria e Kuvendit

PUBLIKUAR

(u181u)sekretaria mungon (1)
Deputetët e bllokut paszgjedhor LDK-VV-AAK-NISMA kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës që para orës 9.30, në ditën kur ata kanë thirrur vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, të filluar që më 17 korrik

I pari nga deputetët është parë të ketë hyrë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa pas tij kanë hyrë edhe deputetë të tjerë.

Seanca e sotme nuk është thirrur zyrtarisht nga kryesuesja e saj, Flora Brovina, ndërsa deputetët e PDK-së kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në të.

Gjithashtu edhe sekretaria e Kuvendit duket se e ka injoruar thirrjen e 62 deputetëve për seancë pasi që në ueb-faqen e Kuvendit nuk ka asnjë njoftim për seancën e sotme.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë dje se seanca e sotme do të jetë vetëm për debat dhe nuk pritet që deputetët të marrin ndonjë hap për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...