SBASHK-u jep detaje për ditën e parë të grevës në arsim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Grevës së përgjithshme në arsim, e cila filloi sot, i janë përgjigjur të gjitha institucionet arsimore që nga çerdhet e deri në universitete.

Siç njofton Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencë dhe Kulturës (SBASHK), në grevën e përgjithshme ishin edhe ato pak institucione që deri tani nuk ishin pjesë e  SBASHK-ut dhe madje ato edhe u anëtarësuan në SBASHK.

Në  bazë të raporteve që ka grumbulluar Këshilli Grevist Qendror i SBASHK-ut nga Këshillat Greviste Komunale dhe i Universiteteve, shihet se i tërë sistemi arsimor i Kosovës ishte në grevë, përcjell Telegrafi.

Këshilli Grevist Qendror i përgëzon punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri edhe në universitete  për unitetin e treguar  gjatë ditës se  sotme, dhe i fton që këtë unitet ta ruajnë edhe në ditët në vijim  deri në realizimin e kërkesave për ngritje pagash.

Edhe nesër greva do të vazhdojë në të njëjtin orar, ku mësimdhënësit do të qëndrojnë në sallat e arsimtarëve duke filluar nga ora 9.00 deri në ora 12.00.

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...